Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia kërkon disiplinë të shoferëve – paralajmëron dënim për ata që nuk i kanë pajisjet dimërore

    10/01/2019 | 16:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe pse në kushte të vështira atmosferike, Policia e Kosovës vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

    Referuar të reshurave të borës, paraqitjes së vështirësive në trafik, zvogëlimit të dukshmërisë gjatë ngasjes, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të kenë një vigjilencë më të shtuar, të mbajnë distancën e nevojshme gjatë ngasjes si dhe t’u përshtatin kushteve të rrugëve dhe atyre atmosferike shpejtësinë e automjeteve.

    Policia e Kosovës përsëritë apelin e saj që në këto kushte atmosferike: të kenë kujdes shumë më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’iu përshtatin kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që është në interes të sigurisë së tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

    Po ashtu Policia e Kosovës, njofton qytetarët, opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    • “Beton koka, beton toka” – Lahu kritikon ashpër qeverisjen e Ferit Idrizit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.