Policia e Kosovës ka konfirmuar për vdekjenn e një 45-vjeçareje në fshatin Novosellë të Begut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete një femër në shtëpinë e saj në fshatin Novosellë e Begut në Vushtrri.
Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i ka thënë lajmi.net se rreth orës 14:00, është gjetur një femër e moshës 45-vjeçare pa shenja jete.
“Rreth orës 14:00 një femër rreth 45-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Rasti është proceduar si “vdekje e dyshimtë” dhe me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka treguar Zahiti.