Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia jep detaje për dy aksidente në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

    27/01/2019 | 15:23
    Foto: Ilustrim
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KALLXO.com se dy persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente që kanë ndodhur para pak minutave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

    Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë, tha për KALLXO.com se nga aksidenti i parë ka mbetur i lënduar një person.

    “Nga informatat e para që kemi dy automjete janë përfshirë në këtë aksident dhe  një person është lënduar”, ka shtuar ai.

    Ndërkaq, sipas Krasniqit, aksidenti i dytë ka ndodhur kur një punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, duke vendosur shenjat në rrugë për aksidentin e parë, është goditur nga një veturë.

    “Në aksidentin e dytë është lënduar një person,  punëtor i kompanisë së mirëmbajtjes së autostradës, i cili është goditur nga një veturë, duke vendosur konat për të siguruar vendin e ngjarjes të aksidentit të parë”, tha zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com.

    Aksidentet kanë ndodhur në kilometrin e 37-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.