Policia e Kosovës, së bashku me Agjencinë Kosova të Inteligjencës, në mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion të suksesshëm në rajonin e Pejës dhe kanë gjetur një punishte ku prodhoheshin kartëmonedha fa lse.
Ballkani.info ka mësuar se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte siguruar informacion të besueshëm rreth një aktiviteti të një grupi të kr imit të organizuar, i cili merrej me prodhimin dhe vënien në qarkullim të kartmonedhave të fa lsifikuara.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, në mëngjesin e sotëm, në rajonin e Pejës kanë organizuar një aksion dhe kanë arritur të gjejnë lokacionin (punishten), ku besohet se prodhoheshin kartmonedhat e fa lsifikuara”, ka treguar një zyrtar policor për Ballkani.info.
Në këtë lokacion mësohet se janë gjetur edhe prova tjera të cilat besohet se kanë shërbyer për prodhimin e këtyre kartmonedhave.
Policia e Kosovës dhe organet përkatëse janë duke e trajtuar këtë rast./Ballkani.info/