Edhe kjo ndodh nëpër qendrat tregtare në Kosovë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka urdhërur që afër produkteve të ekspozuara të vendoset flamuri i origjinës së produkteve.
E njëjta është duke u keqpërdorur me të madhe në marketet e Kosovës, ndërsa inspektorët janë pasivizuar deri në maksimum.
Nëpër raftet e qendrave tregtare afër produkteve janë duke u keqpërdorur me të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.
Siç shihet në një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e vet “Facebook”, ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, shihet se afër produkteve serbe siç është Plazma Keksi (produkt i Serbisë), është vendosur flamuri i Brazilit.