Nuk ka të lënduar
Një autobus ka dalë nga rruga në Shkodër si pasojë e dëborës.
Aksidenti ndodhi në segmentin Shirokë – Zogaj, mëngjesin e sotëm (10 janar) dhe për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz. Ngjarja është raportuar nga vetë shoferi i mjetit.
Trashësia e dëborës në Shkodër ka arritur disa centimetra dhe reshjet nuk janë ndërprerë prej ditës së djeshme dhe vijojnë pa pushim./oranews