Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij nuk do t’i bashkohet Qeverisë, dhe as nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociues, raporton Gazeta Blic.Ai ka përseritur edhe një herë se Qeveria duhet rrëzuar.Shihni shkrimin plotë të Isa Mustafës në ‘Facebook’.
Te dashur miq,
LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. IM