Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pastruesi në ASHNA paguhet gati sa një kirurg në QKUK

    11/01/2019 | 19:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Arbër Morinës, iu deshën rreth 24 vjet për ta arritur gradën e kirurgut të përgjithshëm. Shumë mund e sakrifica thotë t’i ketë bërë për të zënë një vend pune në nivelin terciar të shëndetësisë në QKUK, ku, me gjithë mëditje, rroga e tij arrin pak mbi 600 euro.

    Por, të punësuarit e një institucioni tjetër shtetëror, nuk duhet të kryejnë kaq shumë mund e shkollë, për të marrë një pagë që nis nga 520 deri në 2,280 euro.

    Bëhet fjalë për të punësuarit në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror të cilët përfituan rritje të pagave në këtë fundvit, falë një rregulloreje të brendshme që është miratuar në ditën e fundit të vitit që lamë pas.

    Aty specifikohen kodet e pagave për 125 tituj me 22 grada të ndryshme hierarkike, duke nisur nga pozita më e ulët, ajo e pastruesve dhe praktikantëve që paguhen nga 520 euro, për të vazhduar tutje ma atë të shoferit që merr pagë prej 570 eurosh, raporton KTV

    E, koeficient pas koeficienti, paga arrin në 2 mijë e 132 euro për menaxheret e zyrës së drejtorit.

    150 euro më shumë marrin menaxheret e Departamentit për Cilësi, Siguri dhe Sigurim dhe ai shërbimeve të trafikut ajror dhe departamentit, paga e të cilëve është 2,888 euro.

    Por, në këtë rregullore nuk specifikohen rrogat për pozitën e drejtorit dhe zëvendësdrejtorëve operativë dhe atij financiar.

    Kryeministri Haradinaj ka thënë se puna e ASHNA’s ka specifikat e saj të rëndësishme, por ka pranuar që nuk e di se ata kanë marrë vendim të ri të rritjes së pagave.

    Ai është shprehur se për këtë arsye ka bërë ligjin e pagave, për t’i ulur pakënaqësitë brenda atyre që paguhen me paratë e shtetit, e që mendon se më të privilegjuarit do të jenë kirurgët.

    Por, pikërisht për koeficientet e caktuara me ligjin e pagave kanë hyrë në grevë kirurgët.

    Kirurgu Morina thotë se përcaktimi i koeficientit 5 është fyes për ta.

    Grevës dhe pakënaqësive për ligjin e pagave që ende nuk është miratuar, i janë shtuar edhe mësimdhënësit.

    Këta të fundit kërkojnë rritjen prej 30 përqind të koeficientit të përcaktuar me këtë ligj.

    Punëtorët e ASHNA’s nuk janë të përfshirë në ligjin e pagave, për shkak të punës specifike që sipas qeverisë ata bëjnë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.