Votimit pro ndryshimeve Kushtetuese për emrin në Kuvendin e Maqedonisë i është gëzuar edhe SHBA-ja. Ambasadori i SHBA-së në Shkup ka thënë se me këtë votim Maqedonia i vendosi interest strategjika në rend të parë.
Nëpërmjet një statusi të postuar në Facebook, ambasadori amerikan Xhejs Bejli ka thënë se ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes së Prespës u mundëson qytetarëve të këtij vendi që të arrijnë qëllimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.
Ai ka përshendetur këtë vendim të Kuvendit të Maqedonisë, duke shtuar se me këtë votim vendi vendosi interest e tyre strategjike në rend të parë. Gjithashtu, ai tha se SHBA me padurim pret anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ta vazhdojnë partneritetin.
“I përshëndes liderët tuaj në Qeveri dhe në Kuvend për shkak të vizionit, guximit dhe këmbënguljen e tyre në kërkesën për zgjidhjen dhe duke vendosur interesa strategjike afatgjate të Maqedonisë në vend të parë. Me padurim presim t’i themi mirëseardhje Republikë së Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-tl e NATO-s dhe ta vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju në avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në të gjithë rajonin”, ka theksuar Bejli.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë sot votoi për kalimin e marrëveshjes për emrin apo siç njihet, marrëveshja e Prespës, e arritur me Greqinë. Kjo marrëveshje u votua me 81 vota pro. Nga tani emri i ri i vendit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.