Niveli i papunësisë në Gjermani ka arritur në 5% në dhjetor të 2018-ës, niveli më i ulët që prej ribashkimit. Sipas shifrave të Agjencisë për Punën, numri i të papunëve ka rënë me 14 000 persona në një muaj.
“Në një milionë refugjatë që erdhën veçanërisht që prej vitit 2015, 400 000 prej tyre janë duke zhvilluar një trajnim ose kanë filluar punë”, kishte njoftuar në dhjetor presidenti i federatës së sipërmarrjeve gjermane (BDA), Ingo Kramer.
Për shkak të mungesës së krahut të punës, veçanërisht i theksuar në disa sektorë si kujdesi ndaj personave të moshuar, krerët e sipërmarrjeve gjermane nuk rreshtin së kërkuari një politikë imigracioni më të hapur.
Ndërkohë në Kanada Ekonomia niveli i papunësisë qëndroi në 5,6%, niveli më i ulët që prej vitit 1976.
“Punësimi ishte stabël në dhjetor”, theksoi “Statistics Canada” në një komunikatë, pas regjistrimit në nëntor të 94 000 vendeve të reja të punës.
Në dhjetor, sektori i prodhimit, transportit, magazinimit, shëndetësisë dhe të asistencës sociale kanë kontribuar në krijimin e punësimit, ndërkohë që u regjistrua rënie në tregti dhe administratën publike.