Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani – Qeverisë: Më mirë do ishte të trajtoheshin kërkesat e minatorëve të Trepçës, se sa shtimi i numrit të këshilltarëve

    10/01/2019 | 22:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj Qeverisë “Haradinaj” lidhur me rritjen e numrit të këshilltarëve, duke e cilësuar si vendim të gabuar të tyre, pasi që sipas saj më mirë do ishte që të trajtoheshin kërkesat e minatorëve të Trepçës.

    Osmani, duke ia tërhequr vërejtjen qeverisë ka theksuar se “Trepça nuk është thjeshtë një ndërmarrje si çdo tjetër – ajo simbolizon sakrificën e shumë brezave dhe pasurinë shtetërore që ka edhe vlerë ekonomike edhe vlerë shpirtërore.”

    Ajo ka thënë se mjafton që për një ditë të vetme të përjetohen kushtet në të cilat punojnë ata, “për të kuptuar që meritojnë edhe ngritje të pagave, edhe ligj të veçantë për pensionet e tyre e edhe kushte më të mira të punës”, ka shkruar ajo në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

    Reagimi i plotë i saj:

    Në vend se të dyfishojë numrin e këshilltarëve e pagat për vete, Qeveria e Kosovës do të duhej të merrte seriozisht kërkesat e minatorëve të Trepçës, të cilët tash e sa ditë janë në grevë. Mjafton që për një ditë të vetme të përjetohen kushtet në të cilat punojnë ata, për të kuptuar që meritojnë edhe ngritje të pagave, edhe ligj të veçantë për pensionet e tyre e edhe kushte më të mira të punës. Trepça nuk është thjeshtë një ndërmarrje si çdo tjetër – ajo simbolizon sakrificën e shumë brezave dhe pasurinë shtetërore që ka edhe vlerë ekonomike edhe vlerë shpirtërore.

    Trepça është e minatorëve

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.