Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Nuk u martova për të pasur shtëpi të pastër”, përgjigja e djalit për nënën kur ia kritikoi nusen

    12/01/2019 | 19:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vjehrra kritikon nusen se nuk po e mbante shtëpinë e pastër, historia interesante e kësaj familje Blogeri Clint në bllogun e tij “No Idea What I’m Doing: A Daddy Blog” tregoi një histori që i kishte ndodhur me nënën e tij e cila e kritikoi atë për shtëpinë e papastër.

    Nëna kishte kritikuar gruan e tij për atë se nuk po e mbante shtëpinë e pastër sa duhej, andaj kjo e bëri të birin që të reflektojë mbi këtë ide duke thënë se nuk ishte martuar me gruan e tij për pastërtinë e shtëpisë, por për dashurinë që ndjente për të.

    Rrëfimi i bllogerit:

    Para disa javësh gjatë një bisede me nënën time në telefon ajo më tha, “A nuk të shqetëson që Mel nuk po e mbanë shtëpinë e pastër?” Ishte e shtune.

    Unë isha duke pastruar enët. Sinqerisht nuk e dija çfarë të thoja. Nëna ime nuk e tha këtë në një mënyrë negative e apo ndonjë gjë të keqe. Ishte më tepër për kuriozitet.

    Ajo padyshim e vërente se shtëpia jonë nuk ishte aq e pastër.Nuk ishte vetëm puna e Mel për ta pastruar atë. Unë e shoh martesën tonë si një partneritet, kështu që pastrimi është përgjegjësi sa e imja aq edhe e asaj .Unë e pranoj shpesh, fëmijët e kishin bërë rrëmujë, po ashtu edhe enët ishin të pa lara në lavaman.

    Gjithashtu e pranoj nuk ishte aq e pastër sa shtëpia e nënës sime, por kjo nuk më shqetëson. Në të vërtetë, nuk mendoj fare për këtë. Nuk e dija si t’i përgjigjesha nënës sime, kështu që unë nuk fola . Kurrë nuk e di se çfarë të them në momente të tilla.

    Por, pastaj duke menduar , besoj se perceptimi i nënës sonë për shtëpinë tonë vërtet reflekton epokën në të cilën ajo u rrit. Unë nuk e njihja babain tim aq mirë, por e kujtova atë duke më dhënë këtë këshillë se si ta zgjedh gruan me të cilën duhet të martohem

    “Shko në shtëpinë e saj papritur. Shih se si duket atje. Ti mund të kuptosh shumë për një grua se si ajo e mban shtëpinë e saj. ” Unë mendoj se shqetësimi i nënës sime për pastrimin e shtëpisë sime ka të bëjë shumë me pritjet që ekzistonin kur ishte e re. Por për mua gjërat janë ndryshe nga babai im, nuk mendova për një shtëpi të pastër kur u martova me gruan time. Mendova se a i pëlqente ajo që kisha për të thënë. Mendova se si më bëri të ndihesha. Mendova buzëqeshjen e saj. Më pëlqeu kjo. Mendova se si ajo ishte e ëmbël dhe e zhytur në mendime, dhe se si ajo dukej si lloji i nënës që do të dëshiroja për fëmijët e mi. Pas disa momenteve të vështira për të gjetur fjalët e duhura, më në fund thash: “Unë nuk u martova për një shtëpi të pastër. E kam marrë atë, sepse ajo dukej si dikush me të cilën mundem të kaloj jetën .” Qetësi Pastaj përfundimisht nëna tha: “Epo … ndoshta kjo ka më shumë rëndësi se një shtëpi e pastër.” “Po,” i thashë dhe mendoj kështu./21Media

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.