Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nuk u ftuar në përvjetorin e degës së LDK-së në Vushtrri, reagon familja e gazetarit Shefki Popova

    21/01/2019 | 12:36
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nën një organizim solemn dje është shënuar 29 vjetori i degës së LDK-së në Vushtrri.

    Manifestim ky në të cilin morrën pjesë deputetë, e struktura lokale të kësaj dege nga Vushtrria, madje disa prej tyre tashmë të ndjerë iu nda edhe mirënjohje.

    Por ndër ata që u harruan në këtë manifestim thuhet të jetë edhe Shefki Popova, sipas familjarëve një ndër themeluesit e kësaj dege në Vushtrri.

    Për këtë kanë reaguar edhe familjarët e të ndjerit, të cilët kanë thënë se meritonin të ishin të ftuar në këtë ceremoni përshkak të kontributit që vet familjari i tyre dha në themelimin e kësaj dege në Vushtrri.

    Është biri i të ndjerit Shefki Popova, Dijari, ai i cili ka shkruar në llogarinë e tij të facebookut, se familja e tij meritoi një ftesë në këtë ceremoni, për të nderuar djersën e të atit në themelimin e kësaj dege.

    Madje Popova ka shkruar se pikërisht përshkak të këtyre mospërfilljeve, dega e LDK-së në Vushtrri, nuk dallon nga ndonjë kafeçajtore.

    Në vijim gjeni të plotë statusin e Dijar Popovës:
    Ne shenimin e pervjetorit te LDK dega ne Vushtrri famlija e jone e meritoi nje ftese ne kete ceremoni per nder te djerses se derdhur te babait tone e familjes sone si themltar te e asaj dege se bashku edhe me shume atedhetar te asaj kohe.
    Nuk jemi duke kerkuar asgje nga pushteti i juaj mos e keni friken se nuk kemi aspak nevoje per ju mirepo keni obligim t’i respektoni pak njerezit qe i qmon e gjithe Kosova.
    Per shkak te ketyre mos perfilljeve vite me rradhe zyra e juaj e LDK -se ne Vushtrri nuk dallon asgje nga ndonje kafeqajtore e qytetit.

    Familja e Shefki Popoves

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.