Fjolla Morina dhe Tuna Sejdiu prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën.
Fjolla Morina ka qenë së fundi e ftuar në një intervistë për “Thumb”, ku zbuloi disa të pathëna, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, e pyetur se si qëndrojnë tani raportet me Tunën, ka dhënë një deklaratë të fortë, duke habitur të gjithë.
“Unë me Tunën kurrë s’kam pasur raporte dhe as nuk do kem ndonjëherë. Njerëzit që kanë probleme me të gjithë, unë nuk i vlerësoj”, ka thënë Fjolla.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Fjolla Morina është “Fustani”, në duet me Manin. /Lajmi.net/