E nisi i pari i fshatti gjersa aksionit për pastrim i janë bashkangjitur edhe banorë të tjerë të fshatit Novolan të Komunës së Vushtrrisë.
Ata nuk kanë pritur askë për t’u dalë në ndihmë, duke marrë iniciativën që vet të largojnë borën nga rrugët të cilat janë mbuluar me të.
Këtë herë mund të shohim se një qytetar i ka hipur traktorit duke improvizuar një largues borë që tërheq atë tutje, duke liruar kështu rrugën nga bora e dendur e cila paralizoi një pjesë të madhe të fshatrave të Vushtrrisë, por edhe në nivel vendi gjendja mund të thuhet se ishte e tillë.
Për më shumë shihni vet veprimin e këtij qytetari nga Novolani, që është shembull se si duhet të ndërmarrë nisma të tilla.

