Sabrije Guta, 27-vjeçare nga qyteti i Ferizajt, e kishte rendin te qëndronte rojë në kazermën e FSK-së në Gjilan, pikërisht në natën e ndërrimit të moteve.Ndonëse ishte e vetmja femër që ishte në këtë kazermë, asaj i është dashur të kujdeset disa orë për kazermën, raporton KTV.E, të tjerët ushtarë të FSK-së ishin mbledhur brenda që ta festojnë vitin që po vinte.
Ata ishin të gatshëm që, për çdo rast nevoje, të intervenonin menjëherë.Pjesëtarët e FSK-së thonë se, pavarësisht se u duhet të qëndrojnë larg familjarëve, është edhe kënaqësi për ta që të festojnë në kazermë së bashku.E, përgjegjësi i Kazermës së Gjilanit, Nazi Fazliu, tregon se si është një ditë për një pjesëtar të FSK-së në këtë kazermë.
“Jemi në Batalionin 1 në Kazermën e Gjilanit, ku po qëndrojmë së bashku me pjesëtarët e saj. E, këta persona prapa meje janë duke e festuar ndërrimin e moteve, por, përveç kësaj, ata kanë edhe një arsye më shumë për të festuar, për nisjen e transformimit të FSK-së në ushtri”, ka thënë ai.Këta ushtarë kanë një urim të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Viti 2018 ishte edhe vitit i ushtrisë, pasi që më 14 nëntor të 2018-s u miratuan ligjet për fillimin e transformimit të FSK-së në ushtri.