Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një ditë pasi e quajti “xhenaze politike” Isa Mustafën, reagon Bekë Berisha

    24/01/2019 | 09:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se nuk e ka kërcënuar Isa Mustafën, megjithëse të mërkurën e quajti kryetarin e LDK-së “xhenaze politike”.

    Ai ka folur edhe rreth takimit të fundit që pati kryeministri Ramush Haradinaj me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

    Berisha ka treguar nëse Qeveria e Kosovës ka ndryshuar mendje sa i përket kërkesës për tërheqje vendimi të taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

    ”Në takimin e fundit që pati kryeministri Ramush Haradinaj me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, kërkesa e tij ka qenë me u tërheq taksa pasi sipas tij nuk përfitojmë asgjë nga ajo. Ne me këtë taksë kemi treguar që kemi autoritet. Janë gjëra që ish dashur të bëhen menjëherë pas luftës nga Qeveritë e paraprake”, ka thënë ai.

    ”Nuk ka pasur as kreativitet, e as zotësi që 20 vjet. Duhet të jemi vendimmarrës, duhet t’i kryejmë punët tona vet. Nuk i humbin miqtë ne gjithsesi”.

    Më tej ai tha se për ta revokuar taksën së pari Serbia duhet të tregojë vendndodhjen e personave të zhdukur dhe të jap përgjegjësi për helmimet e kosovarëve me këto ushqime.

    ”Për ta hequr taksën duhet të dijmë së pari se ku janë personat e zhdukur, po ashtu na ka helmuar me ushqime. Bëhet fjalë për ushqime që së fundi ka edhe disa vdekje të dyshimta dhe nuk ka si të jetë tjetër për kto vdekje të shkaktuara gjatë kësaj periudhe përveç ushqimeve”, tha Berisha

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.