Një avion charter, të enjten, do të udhëtojë drejt Holandës ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e supozuara të UÇK-së. Leja, autoriteteve kosovare, u është kërkuar të premten e shkuar, fillimisht për aterrim e më pas edhe prapakthim drejt aeroportit të Rotterdamit, që ndodhet 23.6 kilometra larg objektit të Zyrave të Gjykatës Speciale. Të njëjtën ditë nga Kosova pritet të largohet edhe Sami Lushtaku që tashmë ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Hagë.Autoritet kosovare, para katër ditësh kanë marrë një kërkesë nga Haga, për të lejuar aterrimin e më pa edhe ngritjen e një avioni charter nga Aeroporti i Prishtinës. Në kërkesën të cilën e ka parë Express, avioni charter (i marrë me qira) parashihet të fluturojë drejt Holandës, të enjten – 10 janar 2019 – në mëngjes.
Ai destinacion të fundit ka Raportin e Rotterdamit, 23.6 kilometra larg objektit të Dhomave të Specializuara për Kosovën dhe Zyrës së Prokurorit Special. Autoritet kosovare ende nuk kanë përfunduar të gjitha veprimet për dhënien e lejes në fjalë.Aprovim për këtë lloj fluturimi do të duhej të japë Ministria e Infrastrukturës, por burime e Gazetës Express kanë treguar se kërkesa në fjalë duhet të marrë edhe aprovime tjera nga institucionet kosovare, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Jashtme.
Ministria e Infrastrukturës të martën gjatë gjithë ditës nuk ka folur për këtë kërkesë, përkundër disa insistimeve të gazetës. Informacionet rreth kësaj kërkese po i cilëson si sekrete nga të gjitha palët, shkruan Express.