Sot moderatori Ermal Mamaqi është një nga personazhet publikë më të famshëm dhe më të pasur në Shqipëri. Talenti i tij prej aktori apo Dj nuk mund ta bënte kaq të pasur sa është sot ku numëron disa biznese dhe vila luksoze.Diku në një intervistë ai është shprehur qëkur ishte i vogël dëshira e tij ishte të bëhej biznesmen dhe showman dhe ia ka arritur por se si nuk e ka treguar.
Vetëm vila në të cilën ai jeton së bashku me familjen ka kushtuar 500 mijë euro.Ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, në Rolling Hills dhe është i rrethuar nga komshinj pasanikë si vetja. Shpesh herë na ka shtyrë kurioziteti si arriti të bënte gjithë këtë famë e këtë pasuri.
Me punën si shitës cigaresh apo me rrogën e tij prej aktori e Dj? Si pa kuptuar ai filloi të ngrinte ‘perandorinë’ që gëzon sot. Hapi biznesin me fustane nusërie ku në krye qëndronte gruaja e tij Amarda Toska, e cila ishte thjesht një moderatore ku janë njohur.
Më pas ia bëri ‘bam’ me emisionin e tij të parë në Digitalb ‘6 ditë pa Ermalin’ për ta vazhduar në Klan me ‘Xingun’ me të cilin shënoi kulmin e karrierës.