Pas përmirësimit të motit nga nesër do të vazhdoj edhe orari i rregullt i mbledhjes së mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë, ashtu siç ka qenë më parë.
Kështu ka njoftuar shefi i njësisë së “UNITETIT” në Vushtrri, Fadil Bahtiri, i cili ka kumtuar rikthimin e orarit të rregullt të këtij shërbimi komunal.
Kujtojmë në disa fshatra kishte vonesa në shërbimin e mbledhjes së mbeturinave përshkak të motit të lig.