Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nga 2950 mijë euro, kjo është paga që do ta marr Haradinaj me zvogëlimin e pagave

    19/01/2019 | 20:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mediat kanë raportuar sot se edhe nëse miratohet Ligji i ri për paga, kryeministrit Haradinaj nuk do ti ulet paga ashtu siç kishte thënë vet Haradinaj.

    Kjo ngase në Ligjin e ri për paga ekziston një nën që e imunizon kryeministrin nga zvogëlimi i pagës, shkruan GazetaBlic.

    Është pikërisht neni 27 i projektligjit për pagat, i cili siguron që nëse një zyrtar publik pëson ulje të pagës, atij do t’i ofrohen shtesa që e mbulojnë diferencën e pagës.

    Dispozitat e këtij neni thonë se këto shtesa do të ofrohen në masën 100 përqind në vitin e parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, 75 përqind në vitin e dytë, 50 përqind në vitin e tretë dhe 25 përqind në vitin e katërt.

    Por një lajm të tillë e kanë mohuar nga zyra e kryeministrit.

    Këshilltari i Haradinajt Besnik Tahiri ka deklaruar se me projektligjin e ri, zvogëlim të pagës do të ketë edhe kryeministri, shkruan GazetaBlic.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Milaim Zeka.

    Ai ka treguar se me projektligjin e ri, paga e kryeministrit do të ulet nga 2950 sa e ka, në 2200“Rroga e Kryeministrit aktualisht 2950,Me Ligjin e Ri 2200. Unë si deputet, anëtar i Komisionit për Administrate Publike, deklaroje me përgjegjësi se rrogën e kryeministrit kemi me ule, madje edhe te tjerëve. Kategoritë që do te përfitojnë nga ky ligj janë ata qe e meritojnë.” ka thënë Zeka./GazetaBlic/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.