Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e një aksidenti të trafikut i cili ka ndodhur me datën 22 dhjetor në Obiliq, të hënën me datë 31 dhjetor ka ndërruar jetë një grua.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së hënës, ku viktima nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin në të cilin ishte përfshirë para nëntë ditësh dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë nga policia:
Fsh. Milloshevë, Obiliq 22.12.2018 – 03:40. Lidhur me rastin më 31.12.2018 viktima femër K-Shqiptare e cila ishte në QKUK, raportohet se ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.