Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nënkryetari i AAK-së reagon pas paralajmërimit të Kadri Veselit se taksa mund të pezullohet

    28/01/2019 | 22:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

    E gjithë kjo sipas Isufit, për shkak të mos ndryshimit të qëndrimit serb ndaj Kosovës.

    “Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, shkroi Isufi në Facebook.

    Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se taksa prej 100 për qind, e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

    Ai ka propozuar pezullim të taksës për 120 ditë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.