Një ankues ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Nga aty kanë vjedhur 2000 euro dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit, njofton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.