Zyra për Komunikim Publik e kryeministrit të Kosovës ka lajmëruar se takimi mes komisionarit, Johannes Hahn me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj do të mbahet prej orës 16:30 minuta, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit të qeverisë ky takim do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
“Takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, me komisionarin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, do të mbahet në 16:30, në Ndërtesën e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, takimi mes kryeministrit Haradinaj dhe komisionarit Hahn ishte paraparë të mbahet në ora 16:45 minuta.
Para mbërritjes së Hahn në Kosovë kryeministri Haradinaj është shprehur se “Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisionari është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën. Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide.”
Zyra e kryeministrit nuk ka bërë të ditur se për cfarë do të bisedohet në këtë takim mirëpo, është mësuar se ndër temat kryesore të këtij takimi do të jetë taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.
Përveç kësaj gjatë këtij takimi pritet të bisedohet edhe rreth vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë./Gazeta Blic