Lutfi Haziri si duket është personi i vetëm në LDK që ka kontakte me PDK.
Përveç tij, askush në LDK nuk ka informata, se partia e Kadri Veselit i ka bërë ofertë kësaj partie për ta rrëzuar bashkërisht qeverinë Haradinaj.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se nuk ka informata së u është bërë një ofertë e tillë.
Megjithatë ai ka insistuar se LDK nuk do të bëhet më kurrë bashkë me PDK-në, pasi kjo e fundit sipas tij i shkel gjithmonë marrëveshjet.
“Unë direkt nuk kam informata nëse është bërë një ofertë e tillë ose jo.Mirëpo para zgjedhjeve LDK është e prirur të mos pranoj asnjë ofertë, prej askujt.
Dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë” ka thënë Rugova për Gazetën Blic.