Ka ndërruar jetë personi i cili u lëndua pak ditë më parë në Obiliq.
Derisa viktima kishte qenë duke e mbuluar një kamion, aksidentalisht ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Si pasojë e lëndimeve me datën 22.01.2018 viktima ka ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.