Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Adem Gashi

    29/01/2019 | 13:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Adem Gashi, i cili ishte pjesë e Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

    Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili tha se Ademi erdhi nga Gjermania për të luftuar për Kosovën, njofton Klan Kosova.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë të çmuar Adem Gashi. Me fillimin e luftës në Kosovë, Ademi la Gjermaninë dhe iu përgjigj ftesës për luftën çlirimtare duke u kyçur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku shërbeu deri në fund të luftës” shkroi Berisha.

    “Ademi, shquhej si një burrë me karakter të fortë, dallohej me modestinë, burrërinë, sinqeritetin e mbi të gjitha atdhedashurinë dhe dëshirën për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. E nderuara familje Gashi, ne emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, bashkëluftëtarit e mikut tonë!”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.