Ka ndërruar jetë sot në moshën 80-vjeçare Mulla Milazim Jashari, i cili ka shërbyer si imam për 25 vjet në xhaminë e Ibrit në Mitrovicë.
Kjo xhami që sot do t’i përkiste Mitrovicës Veriore, është e njohur për faktin se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte shkatërruar tërësisht nga forcat ushtarake serbe.