Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Naser Osmani: Opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë

    19/01/2019 | 10:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Buxheti për vitin 2019, varet nga ndonjë marrëveshje prapa skene me ndonjë parti opozitare, thotë anëtari i Komisionit për Buxhet, Naser Osmani.

    Deputeti i LDK-së, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se vetëm në rast se pozita ka bërë ndonjë marrëveshje më partitë të opozitë atëherë çështja ndryshon.

    “Është punuar në amendamente dhe komisioni ka bërë shumë ndërhyrje në amendamente, puna është krye. Ka mbet vetëm të mbahet më 21 janar edhe një mbledhje e komisionit për buxhet dhe pastaj ligji është i gatshëm. Por, pyetja është nëse i ka Qeveria numrat, aktualisht nuk i ka për të quar këtë proces përpara”, ka deklaruar Osmani.

    Sipas tij, Qeveria Haradinaj ka kohë të miratoj buxhetin deri ne muajin mars. Ndërsa ka theksuar se LDK-ja, ende nuk ka vendosur nëse do të marr pjesë apo jo në seancat e ardhshme.

    “Kemi konstatuar se ndarja e buxhetit është bërë në baza partiake dhe për interesa të partive politike të cilat janë në koalicion”, ka vlerësuar Osmani.

    Ai ka arsyetuar grevat të cilat po mbahen në shëndetësi dhe arsim, duke shtuar se këto dy sektorë kanë mbetur të diskriminuara nga rritja e pagave të cilat i ka bërë kjo qeveri.

    “Ligji për paga duhet ta rregulloj njëherë e mirë, dhe rritja duhet të bëhet në bazë të punës “, ka thënë Osmani.

    E kur jemi te dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkimin e LDK-së më ekipin negociator drejtë një marrëveshjeje finale, Osmani është shprehur se LDK-ja nuk është dekor i asnjë partie. Ndërsa shton se opozita aktualisht nuk i ka numrat për të rrëzuar Qeverinë.

    “LDK-ja është parti serioze sa nuk bënë dekorim për asnjë parti. Kjo çka ka ndodh me grupin negociues është hajgare sepse edhe zyra e Mogherinit i ka cilësua si këshilltar të Presidentit. LDK-ja ka kërkuar që përgjegjësia për dialog të merret në bazë të Kushtetutës.”

    E shqetësuese e sheh vendimin e fundit për mos dhënie të vizës për kryeministrin, Ramush Haradinaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputeti Osmani, thotë se Kosova është në situatën më kritike që nga pas lufta në raport më SHBA-të.

    “Nuk guxojmë në asnjë mënyrë me i prishë raportet me SHBA-të pavarësisht administratës momentale. Politika duhet të jetë e kujdesshme dhe të sillemi si njerëz të matur. Nuk udhëhiqet shteti me folklorizma e me llafe të odave. Ma e keqja është që njeriut të parë ekzekutiv mos me ja dhanë vizën. Kjo do të thotë shumë”.

    E duke folur për zgjedhjet brenda partiake, Osmani, thotë se nuk ka ndonjë emër të cilin e kishte veçuar si pretendent për të parin e LDK-së. /V.Selimi/Arbresh.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.