Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa godet Qeverinë: Po e përgatisni Veriun për t’ia dorëzuar Serbisë

    13/01/2019 | 11:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kërkuar zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës ku kryetarët kanë dhënë dorëheqje.
    Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës s’po i shpallë zgjedhjet e reja dhe po e lë këtë pjesë jashtë ligjit. Ka thënë se një situatë e tillë po lihet qëllimshëm për të përgatitur pazare territoriale me Serbinë.

    “Konservimi i gjendjes në veri jashtë komunikimit me institucione qendrore, frikësohem se është akt i paramenduar për pazare territoriale me Serbinë, për çfarë LDK nuk pajtohet dhe nuk do të pajtohet me asnjë kusht”, ka shkruar Mustafa.

    Ish-Shefi i Qeverisë ka thënë se mungesa e komunikimit të komunave me institucionet qendrore përbën shkelje ligjore e kushtetuese.

    “Si Kryetar i LDK-së dhe qytetar i Kosovës pyes institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë: a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, në një sipërfaqe prej 1005 km katror, (jo hektar) të cilat përbëjnë 10% të territorit të Kosovës? Në fund të nëntorit kryetarët e këtyre komunave deklaruan se dorëhiqen dhe e ndërprejnë komunikimin me Prishtinën (organet qendrore)”, ka shtuar ai.

    Lideri i LDK’së ka pyetur Qeverinë nëse këto komuna po vazhdojnë të financohen nga Qeveria, kush po i mbikëqyr si dhe si po funksionojnë prokuroritë e gjykatat në Veri.

    “Pse nuk po shpallen zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave”’, ka pyetur Shefi i LDK’së.

    Mustafa ka thënë se arsyetimi i Qeverisë se komunat nuk iu kanë referuar Kosovës si Republikë nuk është arsyetim për mos t’u shpallur zgjedhjet e reja.

    “Arsyetimi se kryetarët e këtyre komunave iu janë drejtuar institucioneve të Kosovës me Kosovë e Metohi, nuk justifikon heshtjen e Qeverisë dhe ministrisë përgjegjëse. Në të kundërtën, ata do të duhej të shkarkohen për faktin se nuk po e pranojnë Republikën e Kosovës, në të cilën kanë konkurruar për kryetarë të komunave. Në këtë rast institucionet po e shkelin ligji.”, ka shtuar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Shyhrete Behluli me familje në pushime: Kësaj here të gjithë bashkë
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.