Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa e quan vendim popullist të qeverisë Haradinaj taksën prej 100%

    11/01/2019 | 15:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke folur për letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar institucioneve të Kosovës, theksoi se thirrja e presidentit Trump drejt institucioneve të Kosovës nuk po përfillet nga Qeveria e Kosovës.Kësisoj, Mustafa tha se vendosja e masës për taksën 100% për Serbinë, është veprim popullist nga ana e kryeministrit, Haradinaj.“Me letrën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kemi pas një paralajmërim të një angazhimi të veçantë të SHBA-ve, shtet ky në të cilën ne besojmë shumë dhe e kemi përshëndetur si të tillë. Por, për ne është e paarsyeshme që me marrjen e kësaj letre, qeveria për arsye të veta më shumë populliste i shton masat e taksës 100% në vend që të ketë konsideratë ndaj një presidenti që vjen nga shteti mik. Ne konsiderojmë që institucionet duhet ta marrin përgjegjësinë për dialogun”, theksoi kreu i LDK-së në një konferencë për media.

    Ndërkohë ai ripërsëriti thirrjet e tij ndaj Qeverisë së Kosovës, që të marr përsipër udhëheqjen e dialogut, pasi një detyrë e tillë sipas tij i takon Qeverisë.
    “Dialogu sipas LDK-së i takon qeverisë dhe kreut të saj dhe asnjë ekipi apo grupi”, tha Mustafa.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.