Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur shqetësimin e tij rreth situatës së krijuar në arsim dhe shëndetësi. Ai, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka thënë që është dëm i madh kur fëmijët fillojnë të humbin mësimin dhe kur pacientët shtrëngohen të durojnë sëmundjet e tyre, pa e ditur se kur do të përfundojnë grevat, përcjellë Gazeta Blic.
Mustafa, ka thënë që duhet të gjendet zgjidhje e menjëhershme mbi bazë parimore dhe të sigurohet që pagat të jenë të njëjta për punë të njëjta dhe pagat të jenë në harmoni me kapacitetin buxhetor.
Në fund të shkrimit, Mustafa ka thënë që është dëm që të pësojnë fëmijët, studentët, pacientët dhe qytetarët nga premtimet dhe mashtrimet gjatë fushatës dhe nga vendimet e pamatura.
Shihni shkrimin e plotë të Isa Mustafës: