Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në njoftimin e LDK’së thuhet se gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend.
“Kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
Tutje, Zyra e LDK’së njofton se Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të vendit.