Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Molliqaj: S’lejuan pagesat e muajit shkurt për shkak të inateve, pa asnjë shpjegim politik

    30/01/2019 | 22:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar veprimet e fundit të opozitës sa i përket seancës së sotme të Kuvendit me mos-votimin e vazhdimit të buxhetit për muajin shkurt.

    Molliqaj ka thënë në Zona B se kjo gjë ndodhi nga inatet pa asnjë shpjegim politik sepse me këtë veprim Qeveria nuk rrëzohet, njofton Klan Kosova.

    ”Vazhdimi i buxhetit për muajin shkurt, nuk u votua në Kuvend. Nuk u votua me arsyetimin e buxhetit”.

    ”Votimi për një muaj i shkurtit do të ndodh edhe nëse kalon buxheti. Derisa të nënshkruhet nga presidenti e del në faqe zyrtare mund të kalojë deri në tre javë”.

    ”E asnjë pagesë me datën 1 shkurt s’mund të bëhet pa këtë vendim të Kuvendit”.

    ”Nuk bie Qeveria për këtë çështje, Qeveria bie nëse s’ka vota për buxhet a votat për buxhet janë për shkak se kushtet e PSD-së në këtë rast plotësohen”.

    ”Nuk lejuan të bëhen pagesat me 1 shkurt, për inate – veç për inate, pa asnjë shpjegim politik”.

    ”E kuptoj nëse s’don me votu buxhetin, e rrëzon Qeverinë për mosvotim të buxhetit por me mosvotim të një muaji nuk mbahet as nuk rrëzohet Qeveria”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.