Dardan Molliaj nga Partia Socialdemokrate, ka sulmuar ashpër liderin e Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurtin lidhur me mbështetje që VV i ka dhënë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.Molliqaj në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se për Albin Kurtin, Meta u bë i mirë edhe pse më herët e kishte akuzuar për vrasje të 4 protestuesve.Ka thënë se për Kurtin edhe Gent Cakaj është shndërruar i keq edhe pse, sipas tij Kurti e kishte lutur të qëndronte në parti.
“Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV, e kanë akuzuar për vrasjen e protestuesve të 21 janarit. lir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV e patën akuzuar për krim e korrupsion në Shqipëri”.“Kurse Gent Cakaj qenka i keq. Edhe pse Albin Kurti e pat lutur që të kthehet në VV, në një takim në vitin 2014”, ka shkruar ai.Më tej duke replikuar, akuzave të VV-së ndaj Cakajt, Molliqaj ka pyetur se përse Kurti e ftoi që të kthehet në VV, nëse Cakaj kishte qenë i porositur.
“Gent Cakaj është anëtarësuar në VV në qershor të vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. Ai ishte larguar sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit. Sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn”.“Pse e ftoi Albini që të kthehet në VV, nëse ky paska qenë spiun, e i porositur?!”
“Apo fjala është thjeshtë për hipokrizinë e vazhdueshme të stilit ‘kush është me mua është i mirë’ (madje edhe nëse ai është Ilir Meta apo Isa Mustafa), e “kush nuk është me mua është i keq” (edhe nëse ai është Edi Rama – të cilin më herët e kishte ngritur në qiell)”, ka përfunduar Molliqaj.