Duket sikur deponi mbeturinash. Por në fakt, në këtë vend jeton dikush.
Bashkim Cerviku me gruan e tij, Vahiden, këtë dhomë e kanë të vetmen strehë.
Në të janë vendosur përkohësisht pasi që objekti është pronë e Bashkësisë Islame të Mitrovicës.
Por që nuk e kanë as edhe një kusht të vetëm që ua plotëson nevojat.
Në mungesë rryme, terrin e mbysin me dritë qiriu, ndërsa ushqimin thonë se shpesh ua hanë minjtë.
Cerviku po thotë se vazhdimisht ka marrë premtime nga shteti, por jo edhe ndihmë.