Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mitrovicasi bën krahasime të pastrimit të rrugëve në Veri dhe Jug

    26/01/2019 | 14:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reshjet e dendura të borës së këtyre ditëve, vështirësi në qarkullim i kanë shkaktuar edhe mitrovicasve, ku njëri prej tyre, lexues i klankosova.tv, me anë të videove ka bërë një krahasim me atë se si po mirëmbahen rrugët në Veri dhe si në Jug të Mitrovicës.

    Sipas këtij lexuesi, rrugët në Mitrovicën Veriore janë të kalueshme, ndërsa në atë Jugore gjendja të lë për të dëshiruar.

    Në lidhje me këtë, klankosova.tv ka kontaktuar me drejtorin për emergjenca dhe shpëtim të kësaj komune, Nehat Bahtiri, i cili ka deklaruar se mbrëmë gjatë tërë natës të gjitha ekipet kanë qenë të angazhuara duke pastruar rrugë dhe se po e japin maksimumin, duke pasur parasysh që edhe era po ua vështirëson punën duke e bartur borën në vende të pastruara.

    Ai shtoi se e di që rezultatet nuk janë të kënaqshme, por që sipas tij rrugët janë të kalueshme, si dhe e vëri në pikëpyetje informacionin se Veriu mund të jetë më i avancuar në këtë aspekt, duke thënë që mbrëmë e ka vizituar edhe atë pjesë dhe gjendja nuk ka qenë ashtu siç pretendohet.

    Bahtiri bëri me dije që edhe sot gjatë ditës do të mundohen që t’i pastrojnë të gjitha rrugët të cilët kanë mbetur pak më prapa.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.