Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka sqaruar se në një aksident trafiku në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ku ishin të përfshira dy vetura, njëra prej tyre e kësaj ministrie, nuk ka nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:00, ku në veturën e dytë ishin katër zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.Ndryshe, dy të lënduarit në këtë aksident janë këshilltarë në MPB dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.