Në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës, fjalën ka marrë edhe deputeti nga rradhët e Nismas për Kosovën, Milaim Zeka.
Zeka në këtë seancë në një fjalim që janë të zakonshme për zhargonin e tij u ka kërkuar mësimdhënësve që të kthehen në vendet e punës dhe të mos dëgjojnë deputetët demagogë.
“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë kurrë në krizë më të madhe për shkak të gjitha partive politike të vendit dhe deputeteve që nuk kanë aprovuar ligje, nuk kanë përmbush arsyetimin pse jemi deputet. Ju bëj thirrje të gjithë mësuesve, punëtorëve të arsimit që të kthehen në vendet e punës dhe mos të dëgjojnë deputetët demagogë që rrejnë publikisht, manipulojnë e i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për disa vota të mira”, ka theksuar Zeka.