Marrja në pyetje e Remit në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.
Deputeti i Nismë-s, Milaim Zeka, e ka quajtur lajm të gëzueshëm përfundimin e intervistimit të ish-komandantit Remit në Hagë.
Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si Remi, është deklaruar pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje nga Gjykata Speciale, në Holandë.
Ai para gazetarëve ka thënë se ka përfunduar intervistimi i tij nga Specialja.
“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa.
Mustafa tha se ishte i ftuar si dëshmitar i dyshuar, duke thënë se ishte një intervistë e gjatë, por që përfundoi sot.
“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, deklaroi ai
Marrja e tij në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.