Deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se taksën 100% ndaj Serbisë e vendosën Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli, e jo kryeministri Haradinaj.
Mirëpo, Zeka ka thënë se i pari që vuri sanksione ndaj Serbisë dhe Bosnjës ishte ministri Bajram Hasani.
Postimi i plotë:
Cila eshte e verteta per taksen ndaj Serbise?
Presidenti Thaçi, sonte, ne nje prononcim per tv Klan Kosova, tha se idea per taksen 100 perqind “ka ardhur nga Enver Hoxha dhe eshte perkrahur nga kryetari PDK-se, Kadri Veseli”! Krejt kete deklarate Presidenti e ka bere per t’ iu pergjigjur ministrit Shala, i cili poashtu mori meritat mbi vete rreth taxes.
Por une e di nje te vertete krejt tjeter. I pari njeri qe vuri sanksione ndaj Serbise dhe Bosnjes ishte ministri Bajram Hasani, i cili ne radhe te pare nuk u perkrah nga partia e tij Nisma e pastaj as nga PDK-ja, dhe mbaj mend qe kryeministri Haradinaj, i ndodhur perpara nje presioni nga aleatet e koalicionit, u detyrua ta shfuqizonte masen e ndermarre nga Hasani.
Si deputet e pata mbeshtet ish ministrin, por te “medhenjte” mendonin ndryshe, ngase kishin interesa te tjera.
Tani, besoj qe edhe barinjet e malit e dine, se ne çdo shtepi ka nje zot shtepije i cili vendos per propozimet e meshkujve te asaj shtepie. Ne rastin tone konkret, deshem apo nuk deshem me pranu, jane tri merita te padiskutueshme te Kryetarit te Qeverise te Kosoves, Ramush Haradinaj:
1. Formimi Ushtrise te Kosoves
2. Taksa 100 perqind
3. Komunikimi I qarte me Fredrika Mogerinin, te ciles i tha se e ka humbur kredibilitetin per t’i udhehequr bisedimet!
Keto jane faktet, te gjitha deklaratat e tjera jane marketing politik i partive dhe individeve te ndryshem brenda tyre…