Është varrosur në fshatin Vrellë të Istogut, 51 vjeçarja që vdiq nga pakujdesia e mjekut në Istog.
Miq dhe familjarë i kanë bërë nderimet e fundit të ndjerës.
Telegrami sot, mësoi se pasi gjendja e pacientes u përkeqësua derisa ishte në shtëpi, ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës ku u konstatua ajo ka pasur alergji në injeksionin e marrë dhe e kanë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës, Demë Nikçi ka pranuar se ka trajtuar pacienten në fjalë, por nuk pranoi të jap detaje në lidhje me rastin. E ndjera ka lënë pas dy vajza, njëra 17 e tjetra 11 vjeçe.