Bashkatdhetari ynë që jeton në Norvegji, Agim Rashica, me iniciativë të tij ka ndihmuar disa familje në nevojë nga Vushtrria.
Aksionin humanitar Rashica e ka ndërrmarë dje dhe sot ku janë ndihmuar familje si me artikuj ushqimor e po ashtu një familje edhe me dru për ngrohje, njofton gazetari Avni Deliu në llogarinë e tij të facebookut.
Në këtë aksion humanitari ishte edhe i biri i tij, Egzoni, ku së bashku dje dhe sot u dolën në ndihmë familjeve në nevojë nga Vushtrri.
Familje të cilat janë ndihmuar janë familja Sadiku nga Fshati Pasomë, e ndihmuar me artikuj ushqimor dhe miell, familja Ademi nga fshati Galicë u ndihmua me dru për ngrohje, ndërsa me barna dhe të holla u ndihmua edhe Blerim Kalludra, me artikuj ushqimor u ndihmua edhe familja Krasniqi nga Zhilivoda.