Menaxheri i Kompanisë ABI Alajdin Fusha, thotë se taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe ka pas ndikim pozitiv në produktet vendore. Sipas tij vendosja e taksës u ka dhënë hapësirë më shumë produkteve vendore që të konkurojnë me cmime reale.
Menaxheri i ABI-it thotë se prodhuesit vendor garantojnë për cilësi dhe të gjitha mallrat serbe mund të zëvendësohen me prodhime vendore.
“Taksa ka ndihmuar për së tepërmi prodhuesit vendorë, mendoj që edhe qytetarët janë vetëdijsuar për të konsumuar produktet vendore. Gjithashtu vendosja e taksave ndaj produkteve që vinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina na ka bërë që të jemi më shumë prezent në treg”, ka deklaruar Fusha.
Menaxheri i ABI-it thotë se kanë qenë të vetëdijshëm se taksa një ditë do të hiqet.
“Kjo periudhë na ka ndihmuar që të mendojmë më ndryshe, që të konsumojmë prodhime vendore, sepse duke konsumuar prodhime vendore ndihmohen prodhuesit për ngritjen e cilësisë, rritjen e vendeve të punës por edhe rritjen e pagave”, ka deklaruar ai për Prizrenisot.