Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Vushtrrisë, ka prezentuar shifra përkitazi me numrin e pacientëve për vitin 2018 dhe viteve paraprake.
Në këto shifra Meholli paraqet numrin e pacientëve që kanë përfituar nga shërbimet shëndetsore, të hyrat vetanake, dhe shpenzimet e tjera të natyrës logjistike, siç janë derivate e naftës.
Sipas këtyre të dhënave të paraqitura në vitin 2018 për dallim nga viti 2017 në Kujdesin Parësor Shëndetësor ka pasur 11 331 pacientë më tepër se sa në vitin 2017, si dhe janë ofruar 129 890 shërbime shëndetësore më tepër.
Keq nuk qëndrojnë as të hyra vetanaket të cilat janë 2066 euro më shumë se sa vitet paraprake.
I vetmi dallim ku e 2017-ta kishte shifra më të mëdha se sa 2018 janë litrat e naftës, ku janë shpenzuar më shumë sesa në 2018-tën. Kështu, siç thotë Meholli, vetëm këtë vit janë kursyer 7496 litra naftë, e gjithë kjo si rezultat i menaxhimit efikas.