Mbledhja komemorative e mbajtur për nder të zëvendësministrit të Diasporës Arian Dacit, ka nisur me 1 minutë heshtje, njofton Klan Kosova.
Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj e Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shumë të tjerë, janë të pranishëm në këtë mbledhje.
Arian Daci – djali i Nexhat Dacit, ish-kryeparlamentarit të Kosovës, ka ndërruar jetë dje pasi e zuri një ortek bore në Brezovicë.
Daci do të varroset sot në orën 13:00.