Ministria e Infrastrukturës ua ka ndarë 17 milionë euro kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, por reshjet e fundit të borës kanë shkaktuar kaos nëpër rrugët e Kosovës.
Në gjithë vendin në pjesën dërrmuese të rrugëve të enjten ka qenë vështirë e kalueshme, ndërsa vendet malore kanë qenë të bllokuara tërësisht.
Reshjet e fundit të borës, si zakonisht kanë zënë në “gjumë” kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI) për pastrimin rrugëve nga bora.
Të enjten pjesa dërmuese e rrugëve nëpër gjithë vendin kanë që qenë vështirë të kalueshme, e në vende malore të bllokuara tërësisht për shkak se 14 kompani e angazhuara për mirëmbajtje e rrugëve regjionale nuk po e kryejnë punën e tyre si duhen, ndonëse për tri vite për këtë qëllim nga ministria e Infrastrukturës do të marrin hiç më pakë se 17,2 milionë euro, shkruan Gazeta “Zëri”.
Sipas tyre, qarkullimi me më vështirësi ka qenë në magjistralen Hani i Elezit-Prishtinë.