Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LVV: Zhdukja e Thaçit sjell dyshime

    17/01/2019 | 10:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij.

    Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e presidentit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai, shkruan sot gazeta “Zëri”.

    Derisa nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku gjendet presidenti, deputetja e LVV-së Arbërie Nagavci ka vlerësuar se kjo situatë është krejtësisht e paqartë.

    “Nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku ndodhet, është shumë e paqartë vendndodhja e tij në këtë kohë, që paralelisht po ndodhin zhvillime qoftë rreth Gjykatës Speciale ose vazhdimi i dialogut nga ekipi negociator”, ka deklaruar ajo.

    Një situatë e tillë misterioze sipas saj hedh dyshime mbi atë se çka është duke bërë kreu i shtetit aktualisht.

    “Nuk ka ardhur asnjë njoftim se a është në pushim ose në ndonjë agjendë private. Zhdukja e tij në këtë kohë është për të dyshuar shumë në lidhje me projektet që po i shtyn Thaçi përpara”, ka theksuar Nagavci. /ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.