Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lutfi Haziri: Taksa do të hiqet, Qeveria do të bie

    21/01/2019 | 14:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria Haradinaj. Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

    “Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjen qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai për KosovaPress.

    Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

    “Taksa do të suspendohet, qeveria do të bjen, përfundimisht… Është në tajmingun, ka hyrë në një tajming definitivisht jashtëzakonisht interesant, i cili e rrezikon jo për shkak të kushteve të kushteve ‘të buta’”, që PSD i ka vendos për buxhetin. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikon rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.

    Më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’iu vihet taksa 100 %. Mirëpo, ka pasur kërkesa të shumta edhe nga zyrtarë të BE-së që të shfuqizohet ky vendim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.